Vrau me thikë bashkëshorten, Koxhaj: Kam qënë i dehur, jam i penduar
Tiranë- 43 vjeçari që vrau barbarisht duke e qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij, është rrëfyer i penduar në Gjykatën e Tiranës, duke pretenduar se krimin e ka kryer në gjendje të dehur
Kam qenë i dehur dhe nuk e di si ka ndodhur. Jam penduar dhe jam i vrarë shpirtërisht për atë që ka ndodhur”- ka thënë ai përpara trupit gjykues.
Arben Koxhaj fjalëpak dhe në dukje i hutuar ka pranuar krimin përpara gjykatësve, duke shfaqur edhe pendesën e tij për këtë krim.
Dy ditë pas vrasjes së bashkëshortes me thikë, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 43- vjeçarin Arben Koxhaj.
Prokuroria paraqiti përpara Gjykatës së Tiranës akt akuzën sipas së cilës Koxhaj ka qëlluar më thikë disa herë mbi trupin e bashkëshortes së tij, pas një debate ëm këtë të fundit. Në hetimet e paraqitura nga prokurori Shpëtim Kurti thuhej:
Nga hetimet është provuar se Arben Koxhaj, pasi ka debatuar me bashkëshorten e tij, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka qëlluar disa herë në trup atë. Më pas ai ka njoftuar të afërmit e tij dhe është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku ka çuar 30-vjeçaren e plagosur. Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka sekuestruar thikën me të cilën është kryer krimi, si dhe ka marrë mostra të gjakut të gjetura në vendngjarje, për t’i krahasuar me ato të viktimës. Nga të gjitha provat e grumbulluara si dhe nga dëshmitë, është arritur në përfundimin se Arben Koxhaj është autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në këto kushte, kërkojnë nga Gjykata vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Arben Koxhajn.
Nga ana tjetër mbrojtja e Koxhajt pretendoi një masë sigurimi më të butë për të akuzuarin me arsyetimin se ai ka dy fëmijë për të cilët nuk ka kush të kujdeset. Ndërkohë që familjarët kanë rrëfyer se çifti kishte patur edhe konflikte të mëparshme, kryesisht për shkak të problemeve ekonomike.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e mërkurë, ku pas një grindje në banesën e tyre, 43-vjeçari ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Koxhaj 30 vjeç.
Çifti kishte prej vitesh i martuar dhe kishte 2 fëmijë.
/IDEA/