E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ramë kërkon një kushtetutë që të sigurojë diktatin e pakicës

Dhërmi- Duke folur para të rinjve demokratë në një kamping në Dhërmi, kryeministri Berisha e cilësoi 6 Gushtin si ditë historike për Shqipërinë, pasi do të çojë në heqjen e imunitetit për qeveritarët, ministrat dhe gjyqtarët.

Duke iu referuar kërkesës së opozitës për ndryshme të tjera kushtetuese, e konkretisht për zgjedhjen e krerëve të institucioneve me 3/5 e votave në Parlament, është përpjekje për të shkatërruar shtetin dhe për të ndërtuar një kushtetutë që ti japë pushtet pakicës.

Sundimi i pakicave është sundimi i diktaturave dhe diktaturat, për definicion, janë sundime pakicash, ose spranojnë zgjedhje dhe gjejnë mekanizma tha Berisha.

Në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve sepse dekurajon prokurorinë, për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet, e bën të pasigurtë përpjekjen e tij të ndershme për të zbatuar ligjin psepse ka përpara murin e imunitetit, mur I cili I ndan qytetarët në një grup në shoqërinë e barabartë para ligjit dhe qeveritarët e pabarabartë me ta para ligjit dhe që historikisht ai ka rënë duke u hequr, duke u eleminuar.

Në vend se të na falenderonte për inisiativën, e kundërshtoi dhe e hodhi poshtë. Ne erdhëm në pushtet dhe duhet tu faktonim shqiptarëve se ne jemi të gatshëm të jemi të barabartë me ju përpara ligjit, të zhvishemi nga mburoja e imunitetit dhe sollëm ligjin në 2005-ën. Opozita e kundërshtoi dhe tha Jo, nuk bëhet me këtë ligj duhet të ndryshojë Kushtetuta. Në vitin 2008 kur po bënim reformën Kushtetuese shumë të rëndësishme, shumë të gjerë, kërkova në mënyrën më insistuese që të përfshijmë edhe imunitetin, përsëri zoti Rama e kundërshtoi dhe unë pastaj mendova që të paktën realizojmë këto ndryshime dhe kjo të mbetet për një rast të dytë.

Tani është jashtëzakonisht absurde. Sepse tani Rama kërkon, duke ditur që sfiton dot në 2013, tani kërkon një Kushtetutë që të bëjë më pushtet pakicën, por kjo thyen rregullin më themelor të sistemit demokratik, sipas të cilit shumica qeveris pakica kontrollon.

Ky kërkon që Presidenti, për zgjedhjen e të cilit bashkërisht ramë dakort që në 2 raundet e fundit të zgjidhet me 50+1, domethënë me gjysmën e votave +1. Kryeprokurori, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pra të gjithë krerët e institucioneve të zgjidhen me 3/5, pra faktikisht të ndodhë ajo që na ndodhi me Ombudsman-in, që ne e lamë dy vjet më parë I thamë zgjidhe zotëri cilin të duash ti se ne nuk paraqesim kandidat mqse ne nuk kemi 3/5 ne kemi 50+1 por ne pranojmë të jetë i juaji dhe ky e la 2 vjet pa krye Ombudsman-in. Ky është shkatërrimi i shtetit. Ose pastaj është diktati i pakicës, por kjo nuk mund të pranohet, kjo nuk ekziston në asnjë vend të botës. Sundimi i pakicave është sundimi i diktaturave dhe diktaturat, për definicion, janë sundime pakicash, ose spranojnë zgjedhje dhe gjejnë mekanizma. Por ne këtu Shqipërisë nuk mund tja bëjmë një gjë të tillë ndaj dhe shpreh keqardhje se nuk voton në mënyrë që të bllokojë statusin. Një ditë thotë se duhet të pranohen kërkesat tona për Kushtetutën e pakicës, që se pranon kush në botë. Të gjitha luftërat që kanë bërë njerëzit për liri i kanë bërë për të hedhur mënjanë kushtetutat e pakicave, qofshin ato nga pushtuesit e brendshëm, qofshin ato nga pushtuesit e jashtëm. Një ditë tjetër thotë se u pranuan ato tonat, por data 6 nuk është caktuar nga ne deklaroi Berisha.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›