Elbasan Perplaset me motor ne gjendje te rende 67-vjecari
Nje 67-vjecar eshte vetaksidentuar mesditen e djeshme teksa qarkullonte me nje motociklete tip Yamaha pa targa. Mesohet se shtetasi S. Skopeci me banim ne fshatin Rrashtan te Perrenjasit ne aksin rrugor Librazhd - Perrenjas ne vendin e quajtur Perrenjas-Fshat ka humbur kontrollin e mjetit duke u perplasur me murin anesor te rruges.
Si pasoje e perplasjes eshte demtuar drejtuesi i motocikletes i cili u dergua menjehere ne spitalin e Librazhdit por duke qene se kishte demtime serioze u dergua ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ku aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.