Lushnje Masakron me thike bashkemoshatarin
Nje 19-vjecar nga Divjaka ka rene ne prangat e policise i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative. Burime zyrtare nga policia bene te ditur se Xhuliano Gjeka 19 vjec dyshohet se ne lagjen nr. 3 te qytetit te Divjakes ka goditur me thike per motive te dobeta 21-vjecarin Xhuliano F. po nga Divjaka. Mesohet se i plagosuri pasi u mjekua ne spitalin e Lushnjes u dergua me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne gjendje te rende shendetesore. Lidhur me kete ngjarje nisi ndjekja penale ne gjendje te lire per moskallezim krimi ndaj dy te rinjve Edi Veliu 22 vjec dhe Rafael Hamblla 23 vjec te cilet heshten duke fshehur gjurmet e autorit. Me tej Prokuroria e Rrethit te Lushnjes mori ne duar materialet ne ngarkim te tre te rinjve.