Aksident me dy te vdekur ne Tirane
Ngjarja tragjike ndodhi ne mesdite ne afersi te Zogut te Zi. Sipas policise drejtuesi i mjetit pesoi atak kardiak
Nje aksident tragjik me dy te vdekur e nje te plagosur rende ka ndodhur paradite djeshme ne Tirane ne nje nga rruget me te populluara e me te kontrolluara nga policia. Nje makine tip Opel qe po udhetonte nga Lapraka ne drejtim te Zogut te Zi dhe nje makine tip Mercedes-Benz i cili po udhetonte ne ane te kundert jane perplasur perballe pallatit te sportit Asllan Rusi dhe si pasoje dy persona humben jeten ndersa nje tjeter ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Sipas policise shkak per aksidentin eshte bere makina Opel e cila ka humbur drejtimin dhe ka devijuar ne krah te kundert duke kaluar trafikndaresen e duke goditur automjetin qe po levizte drejt Durresit. Eumlshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve te cilet bashke me forcat e policise kane mundur te nxjerrin te lenduarit nga automjetet per ti nisur me urgjence drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes ku fatkeqesisht dy prej tyre humben jeten rruges ndersa i treti po eshte nenshtruar terapise. Polica ka mundur te identifikoje menjehere nje nga viktimat e aksidentit i cili eshte Arben Hoxha 49 vjec nga Tirana drejtuesi i Opelit nderkohe qe viktima tjeter ishte 21-vjecari Ergys Shaqa identifikimi i te cilit u be i mundur vetem ne oret e vona te mbremje. Policia ka sqaruar gjithashtu se shtetasi i plagosur quhet Reshit Sinokoli. Aksidenti tragjik shkaktoi amulli ne autostraden Tirane- Durres edhe per faktin se ndodhi ne nje orar te dites kur ky segment i kryeqytetit ne dalje dhe hyrje te tij ndodhej ne pikun e trafikut.
Shkaku
Te mberritur menjehere ne vendngjarje eksperte te Policise Rrugore dhe te Drejtorise se Tiranes kane kryer verifikimet per te percaktuar shkakun e ketij aksidenti te rende. Nga hetimet e deritanishme rezulton se drejtuesi i Opelit Arben Hoxha po udhetonte me shpejtesi teksa ka humbur kontrollin ndoshta pas nje ataku kardiak. Megjithate hetimet e metejshme pritet te zbardhin plotesisht kete ngjarje. Trupi i viktimes i eshte nenshtruar ekspertizes perfundimi i te ciles pritet te nxjerre edhe konkluzionin perfundimtar te shkakut kryesor te ketij aksidenti te ndodhur ne nje nga zonat me te populluara.
Shifrat e aksidenteve
Gjate periudhes 11-mujore te ketij viti vetem ne Qarkun e Tiranes jane shenuar 249 aksidente automobilistike ku rezulton te kene humbur jeten 19 persona 25 jane plagosur rende ndersa 181 te plagosur lehte. Ne keto aksidente jane perfshire gjithsej 234 autore prej te cileve 109 te arrestuar ne flagrance dhe 125 te ndjekur ne gjendje te lire. Shifrat u publikuan gjate analizes vjetore te policise se Tiranes ku kreu i saj Saimir Muca deklaroi se ka nje ulje te viktimave te aksidenteve krahasuar me nje vit me pare. Sipas Muces kjo ka ardhur si pasoje e masave te marra.