E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Skampa 2010 me 20-26 tetor

I projektuar sivjet nga regjisori Adonis Filipi cdo vit ky festival shenon nje sfide artistike dhe menaxheriale te vazhdimesise se tij permes ballafaqimit te ideve dhe shkembimit te pervojave. Ne nje konference per shtyp regjisori Filipi tha te merkuren se kete vit festivali do te titullohet Universi i Teatrit ndersa 12 trupat pjesemarrese do te ndahen ne dy panele ne ate zyrtar dhe universitar.

Sipas tij ne cdo dite te festivalit do te performojne trupa te ndryshme perfshire edhe trupa pershendetese si teatri Aleksander Moisiu etj. Edhe kete vit nuk do te mungojne konferencat per shtyp me pjesemarrjen e nje sere kritikesh shqiptare ne fushen e artit tha Filipi duke nenvizuar se do te jene me shume se 120 artiste nga Shqiperia dhe Ballkani qe do te qendrojne per gjashte dite ne Elbasan.

Festivali do te celet me dramen Gjenerali i Ushtrise se vdekur nga trupa e teatrit Drama Shqipe e Shkupit ndersa do mbyllet me shfaqjen Shtepia me rrota me regji te Erand Sojlit interpretuar nga trupa e Elbasanit. Edhe kete vit festivali do te kete mbeshtetjen e plote te bashkise se Elbasanit nen kujdesin e vecante te kryetarit Qazim Sejdini ndersa nuk do te mungoje dhe mbeshtetja e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.

Festivali i pare Nderkombetar i Teatrit ne Elbasan qe mori jete 12 vite me pare nisi me sloganin Format e reja ne koherence me zhvillimet integruese evropiane. Ai ishte i pari festival nderkombetar teatror qe u celi rrugen edhe festivaleve te tjera ne Shqiperi.

2010-10-13 1358

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›