E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Teatror Skampa marrin pjese 12 trupa

Univers i teatrit eshte quajtur edicioni i 12-te i Festivalit te Teatrit Bashkekohor qe zhvillohet cdo vit ne Elbasan qe nis me 20 tetor me 12 trupa pjesemarrese.


Udheheqesi artistik i festivalit regjisori Adonis Filipi theksoi se ne Elbasan zbresin mbi 250 artiste dhe per 5 dite ky qytet mund te quhet edhe nje vater e teatrit. Ju bej me dije se kete vit do te kete 12 trupa pjesemarrese.


Festivali eshte ndare ne dy panele nje panel zyrtar me veprat kryesore dhe nje panel universitar. Si ekzigjence per te sjelle vlera brenda sloganit Universi i teatrit edhe trupat qe vijne kete edicion jane ne raport me kete kerkese tonen. Ky slogan perfshin nje teater te hapur karshi prurjeve bashkekohore dhe mjeteve te reja shprehese te cilat do te kemi fatin per ti shijuar gjate diteve te festivalit.


Per here te pare do te kete 6 trupa te nivelit kombetar. Hap festivalin Teatri i Drames Shqipe te Shkupit me shfaqjen Gjenerali i Ushtrise se Vdekur me regji te Dino Mustafic. Teatri i Nishit shfaq Pune Dore me regji te Biljana Vujovic-it. Dhe mbylljen e festivalit do ta kete teatri Skampa.


Ne panelin e dyte atij universitar jane grupuar teatri rumun me shfaqjen Valah me regji te Lui Emil Gaju Teari Laborator i Shen Peterburgut Teatri Suzirya e Ukrahines per te vazhduar me dy trupa nga Fieri dhe Durresi.


Jane parashikuar dy diskutime me teme Per teatrin sot nga Knu Geissler qe vjen nga Teatri i Lajpcigut dhe Dramaturgjia e re shqiptare nga Stefan apaliku.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›