E Shtunë, 31 Tetor 2026

France greva per pensionet hyn ne diten e dyte

Greva e se martes ishte me e madhja e koheve te fundit dhe shume sindikata kercenojne se do ta vazhdojne ate per nje kohe te pacaktuar.

Sherbimi hekurudhor vazhdon te jete i kufizuar duke sjelle konfuzion dhe vonesa.

11 nga 12 rafinerite franceze jane ndikuar nga greva por gjithsesi nje zedhenes konfirmoi se kompania ka karburante te mjaftueshme ne depo per te furnizuar pikat e karburanteve.

Greva e djeshme e pergjithshme e treta kete muaj mblodhi ne rruge mbi nje milion franceze. Sindikatat flasin per 3.5 milion pjesemarres ndersa policia thote se shifra arrinte tek 1.2 milione persona.

Sindikatat kundershtojne planet e Presidentit Sarkozi per reformimin e sistemit te pensioneve. Reforma e pensioneve parashikon qe mosha e pensionimit te rritet nga 60 ne 62 vjec per kategorite e pensionit minimal dhe nga 65 ne 67 per kategorite e pensionit maksimal.

Qeveritaret thone se ligjet e tanishme te pensioneve jane te papershtatshme dhe duhet te reformohen./F.Prroni/

2010-10-13 1545

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›