Qeveria: Dokumente shtese, per perfitimin e lekeve
Qeveria nxori se fundmi nje udhezim te ri per procesin e shperndarjes se demshperblimit te ish-te perndjekurve politike. Ne udhezim, kerkohet qe te gjithe ata ish te denuar politike qe kane probleme dhe u kerkohet plotesimi i dosjes me dokumente shtese, duhet te japin te sakte, numrin e dosjes dhe daten e regjistrimit te saj ne Ministrine e Drejtesise. Hap ky i cili mundeson menjehere plotesimin e dosjes se ish te denuarit politik apo familjareve te tyre, me dokumentet e nevojshme dhe dorezimin per marrjen e fondit te demshperblimit financiar. Ne kete proces, behet e qarte, se te gjithe ata ish te perndjekur qe kane perfituar deri me sot nga ndonje ligj i meparshem demshperblimi, shuma apo perfitimi do t'u zbritet nga fondi ne totalin qe perfitojne si demshperblim me ligj. Per kete, ish te denuarit politike, duhet te plotesojne dy formulare. Nje, ku te saktesojne nese kane perfituar me pare vlere monetare apo jo si demshperblim dhe se dyti nese kane marre ndonje leter me vlere apo pasuri tjeter te patundshme, po si forme demshperblimi. Deklarimi i te dhenave te rreme, i heqe te drejten e marrjes se demshperblimit ish te denuarve.