Elbasan, aksidentohet 19-vjeçari

Burime të Policisë lokale thanë se " mjeti tip Renault, me targa të Tiranës, i drejtuar nga 38 vjeçari Beqir Xhura, ka aksidentuar 19 vjeçarin Altin Murati, i cili në momentin e aksidentit sapo kishte dalë nga shkolla dhe ndodhej buzë rrugës nacionale.
Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa mësohet se 19 vjeçari është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga hetimet e para në vendin e aksidentit mendohet se shkak të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit./Start/
2011-12-12 17:38