E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Gjykatat kanë liruar persona të inkriminuar

Sipas tij, shumë të burgosur për vepra të rënda penale kanë siguruar dokumente të paligjshme për paaftësi mendore, duke përfituar lirimin e tyre.

“Kanë qenë jo të pakta rastet kur sistemi i drejtësisë ka abuzuar me të drejtën e shëndetit mendor, duke aplikuar këtë të drejtë në disa raste absolutisht të papranueshme. Duke liruar nga burgu persona, që kishin të bënin me trafikun e drogës për arsyen e vetme se vuanin nga depresioni i shëndetit mendorë, apo në kushtet e burgimit apo paraburgimit duke pretenduar se atyre u krijohej fobi nga burgjet.

Ndëshkimi i abuzuesve me ligjin padyshim, që duhet të ndihmojë ata qindra e qindra gjyqtarë e prokurorë të ndershëm, të cilët kryejnë me përkushtim e fisnikëri detyrën e lartë, që u është besuar”, ka thënë Halimi, në një prononcim për AS./Start/

                                                                                             2011-12-13 08:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›