E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstantin Xhuvani do të gjykohet sërish

Prokuroria ka përpiluar dosjen hetimore dhe e ka dërguar atë në gjykatë.

Pas hedhjes së shortit, treshja gjykuese do të drejtohet nga Regleta Panajoti. Xhuvani, 22-vjeç, aktualisht ndodhet në burg ku është dënuar me dy vite për vrasjen e një shtetasi.

Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti në Tiranë në afërsi të Qytetit Studenti, ku mbeti i vdekur shtetasi Alfred Musabelliu. Xhuvani u dënua me dy vite burg me akuzën e “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe me një vit burg, për “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Xhuvani Gjykata i caktoi dënimin me 3 vjet burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në dy vjet heqje lirie.

I riu u vetëdorëzua pas disa muajsh arrati, ndërkohë që prokuroria e konsideroi vrasjen e ndodhur si të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, duke minimizuar në dy vjet dënimin që duhet të vuajë Kostandin Xhuvani. Ministria e Drejtësisë nga ana tjetër, ka kërkuar hetim për dosjen dhe mënyrën e gjykimit. /Start/

                                                                                             2011-12-13 09:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›