Elbasan, aksidentohet makina e patrullës së policisë, pesë të plagosur
Pesë persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në zonën e trenit, ku një mjet tip Mercedez-Benz me targa SH 7430 C u përplas me automjetin e patrullës së policisë së Elbasanit.
Të aksidentuar kanë mbetur tre efektivë të policisë dhe dy persona civilë. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.