Pranga kirurgut, s`u kujdes për 80- vjeçaren
Një kirurg u arrestuar sot në qytetin e Lezhës pasi akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Burime nga Lezha bëjnë të ditur se në pranga përfundoi Ndue Çupi 55 vjeç, me profesionin kirurg në spitalin e Lezhës.
Arrestimi i mjekut është bërë pasi policia mori një denoncim nga familjarët e një pacienteje e cila pas ndërhyrjes kirurgjikale ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve familjarët e një 80-vjeçareje, e cila ka vdekur pas ndërhyrjes kirurgjikale e akuzojnë mjekun se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur asaj.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth ndalimit të mjekut.