Elbasan, aksidentoi për vdekje 45-vjeçarin dhe u largua, arrestohet nga policia
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se me automjetin e tij ka përplasur për vdekje një kalimtar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Riza Osmani është prangosur sot nga uniformat blu pasi mbrëmë në vendin e quajtur Ullishtet në Elbasan ka përplasur me automjetin e tij 45-vjeçarin Shefqet Çekeni.
Pas aksidentit, Osmani nuk I ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit por ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se trupi i pajetë I 45-vjeçarit është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.
Pas hetimeve në vendngjarje policia arriti të identifikojë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas arrestimin e tij.