Elhaida në finalen e Voice of Italy
Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve në Itali, The Voice of Italy.
Elhaida, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse.
Ajo në natën gjymsëfinale zgjodhi këngën I Believe I Can Fly, ku ka arritur që pos ëmbëlsisë së zërit të saj të magjishëm, të reflektojë dhe fuqinë e femrës shqiptare.
Elhaida ka arritur të impresionojë jurinë dhe votuesit italianë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Voice of Italy, që mbahet të premtën e 31 majit dhe të cilin mund ta shikoni në televizionin Rai 2.