Prishtinë, vritet në zyrë shefi i Agjencisë së Privatizimeve

Dino Asanaj
Prishtinë – Dino Asanaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është therur në zyrën e tij me thikë mesditën e sotme. Asanaj ka ndërruar jetë pak pas sulmit, si pasojë e plagëve të rënda.
Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spitalin e Prishtinës, ku iu nënshtrua një operacioni për plagët e rënda që kishte marrë në fyt dhe gjoks, por nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Identiteti i autorit dhe motivet janë ende të paqarta. Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj, por bën të ditur se po kryen hetime. / G.N.