E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arratiset 38-vjeçarja, pranga dy policëve që ruanin banesën e saj

Gazeta Shqip

Një grua, e cila ndodhej në arrest shtëpiak për trafik droge është arratisur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në Elbasan. Ndërkohë mësohet se dy policët, e ngarkuar për mbikëqyrjen e saj, janë arrestuar nga kolegët e tyre.

Burimet policore sqarojnë se Ermira Beqiraj qëndronte prej disa muajsh nën arrest shtëpie dhe për ruajtjen e saj ishin ngarkuar Megi Xhika dhe Gëzim Ago. Beqiraj u arrestua në shtator të vitit të kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi në automjetin ku ajo udhëtonte bashkë me të birin 16-vjeçar, u gjetën 24.5 kilogramë marihuanë. Gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte në Greqi me dy fëmijët e saj dhe bashkëjetonte me një shtetas grek. Mjeti me të cilën gruaja udhëtonte ishte në pronësi të bashkëjetuesit të saj.

Lënda narkotike ishte blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme dhe destinacioni i saj ishte Volosi i Greqisë. Gjykata kishte vendosur si masë sigurie ndaj gruas arrest shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

5 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arratiset 38-vjeçarja, pranga dy policëve që ruanin banesën e saj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›