E Diel, 1 Nëntor 2026

Inida Gjata (Zhaku): Armet e mia me te mprehta, sarkazma dhe cinizmi Yllka Selita

Zhaku eshte nga ato personazhe, qe ndryshe nga te tjeret, e perdorin guximin per te thene ato, qe mendojne. Vetem para pak ditesh ajo ka hedhur ne treg botimin e saj te trete, por ne zhanrin e romaneve, eshte i pari per te. Libri i saj me i fundit titullohet “Trimnika”. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Zhaku flet me shume per librin e saj, pse e ka titulluar keshtu dhe disa detaje te tjera. Duke qene shume e drejtperdrejte ne ate qe thote, shpesh preferon qe te jete prezent dhe ne rrjetin social “Facebook”, pasi ne kete menyre e percjell mesazhin e saj. Nje nga citatet, qe ajo ka shkruar keto dite: “Ky vit ka nisur me nje energji shume pozitive. Uroj qe kjo energji kaq pozitive, te mos ndikoje ne “sherbetosjen” e shoqerise, aq sa te na velin me miresi, njerezit qe deri pardje villnin per ne me ligesi. Uroj me gjithe shpirt qe te mos ngelim pa njerez smirezinj, te vegjel dhe te ligj. Ata na bejne te medhenj, te bardhe e te mire”.

Sapo jeni hedhur ne treg me nje liber tuajin, eshte i pari per ju?

“Trimnika” eshte botimi im i trete ne radhe, por romani im i pare. Do te jete nje roman me 12 seri, te cilat do te publikohen cdo muaj ne formen e nje libri me karikatura. Ky liber po te shihet me vemendje, brenda tij ka edhe gabime drejtshkrimore, te lena me qellim nga une, duke e shkruar nje here mire dhe ne raste te tjera gabim. Kjo per te bere dhe lexuesin me vigjilent, per te kapur keto gabime te vogla, qe sot behen rendom ne shume shkrime. Ne botimin e numrit vijues, do te evidentojme edhe gabimet e bera ne numrin e meparshem, ne kete menyre do te kene mundesi edhe lexuesit, qe ne nje fare menyre te testojne vetveten.

"Trimnika", pse ky titull?

“Trimnika” do te thote, ka trimni dhe flet per nje person, qe ka kurajen qe te ngrihet sa here e fundosin e te luftoje sa here e sulmojne padrejtesisht. Eshte nje liber frymezues per te gjithe ata persona, te cilet nuk dorezohen deri ne vdekje.

Libri permban emra personazhesh reale, apo te stisur?

Emrat e personazheve, jane nje fare parodie e emrave te individeve, qe kane frymezuar kete liber, i cili shoqerohet edhe nga karikaturat e tyre dhe te rrethanave e ngjarjeve, qe pershkruhen ne te.

Nuk keni frike se duke qene botim i permuajshem, do te bini ne perseritje?

Nuk mund te biesh ne perseritje me nje rrefim me seri, eshte e pamundur, flas per veten time te pakten. Une nuk jam nga ato, qe bej dy here te njejten gje

A eshte sarkazma qe ju perdorni, nje mjet per te zbutur paksa realitetin?

Sarkazma dhe cinizmi, kane qene dhe do te mbesin armet e mia me te mprehta. Une nuk dua ta zbus realitetin. Dua ta perforcoj e ta bej me te qarte ate. Iluzioni sherben per te zbutur realitetin dhe une nuk kam krijuar kurre iluzion

kam qene dhe jam shume e qarte, por gjuha ime eshte shpeshhere cinike dhe sarkastike, per shkaqe artistike.

Shpesh jeni shume e drejtperdrejte ne gjykimet tuaja, mendoni se kjo ju penalizon?

Mendoj se ajo qe e penalizon dhe e demton shoqerine, eshte te mos pasurit kuraje, per te qene vetvetja dhe i hapur e i drejtperdrejte me te tjeret. Shoqeria e shtirur dhe shumefytyresia, qe na rrethon, e demton shoqerine. Asgje e keqe nuk mund te vije nga e folura hapur, vetem mire eshte qe te gjithe te flisnin ne ate menyre. Mesazhet e mia shpeshhere nuk kuptohen drejt nga disa, por nga te tjere kuptohen.. Megjithate, ne pergjithesi ndjej vleresimin e shume njerezve, qe edhe une i vleresoj.

Gjithmone jeni energjike dhe me shume ide, cfare ju frymezon me shume ne te gjithe krijimtarine tuaj artistike?

E gjithe kjo energji me vjen ngaqe une kam nje fat te madh, te pakten ashtu e quaj une. Kam nje “kokderrllek” te pangjashem, jam shume e vendosur t’i coj gjerat deri ne fund edhe sikur te me duhet nje jete. Ne fund gjithmone e arrij ate qe dua dhe kjo me jep besim dhe shprese.

Ju jeni shume aktive ne rrjetin social “Facebook”, ku shpesh ju drejtoheni edhe fansave tuaj, mendoni se sot rrjetet sociale jane bere nje mjet komunikimi, apo ne nje fare menyre eshte kthyer ne varesi?

“Facebook” eshte nje mjet shume i mire, qe nuk shfrytezohet per te komunikuar, jo gjithmone. Une perpiqem, por si perfundim “Facebook”-u te vlen vetem si vitrine, kaq. Komunikimi eshte shpirteror, nuk varet nga rruga qe ndjek.

Cili ka qene momenti me i veshtire i vitit qe lame pas, por edhe momenti me i bukur?

Viti qe kaloi, kishte momente shume te veshtira per mua, por dhembja qe ndjeva kur humba nje shoqen time te shtrenjte, te 15 viteve te fundit, nuk ka krahasim me asnje gje tjeter dhe fatkeqesisht, kjo ndodhi ne nisje te ketij viti. Ndersa per pjesen e dyte te pyetjes, mund te them se momentet me te bukura dhe te rendesishme te vitit te kaluar, ishin nxjerrja e albumit "Shakull" dhe botimi i "Trimnikes", nga shtepia botuese "Morava".

Viti 2013 sapo ka nisur, cfare projektesh te tjera keni per kete vit?

Kam shume projekte, por kryesisht do te perqendrohem tek “Trimnika”, muzika dhe albumi i 2, qe po bejme me Dakar pas albumit “Shakull” dhe sigurisht tek njerezit e dashur.

Cili do te ishte mesazhi juaj per te gjithe fansat, meqenese jemi ne ditet e para te vitit 2013?

Mesazhi im per fansat dhe per te gjithe njerezit eshte ky: “Bashkohuni, duhuni, perkrahuni”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›