E Diel, 1 Nëntor 2026

Suzana Zarvarica Kuka: Arti shqiptar ka ende te pashkruar historine e tij Izaura Ndoj

Ishte pikerisht viti ‘91 kur piktura shqiptare, nisi rrugen ku nuk do te ndjehej me tutela e nje drejtimi te vetem artistik, sic provoi gjate 50 vjeteve. Me shume se ne artet e tjera tani ne pikture vihet re nje hapesire me e larmishme dhe me e madhe. Jane hapur me shume ekspozita personale, ku paraqiten vepra qe u perkasin rrymave bashkekohore te artit boteror. Keshtu qe, sot artet pamore ne vend, kane marre vleresimin dhe hapesiren e duhur. Ne nje interviste per “Koha Jone” kritikja e artit Suzana Varvarica Kuka, na rrefen gjendjen ku ndodhet arti pamor sot, risite qe sjell ekspozita konkurs “Onufri” ne cdo edicion, hapesirat qe iu eshte dhene artisteve te rinj, si dhe projektet qe do ta ndjekin gjate ketij viti. “Arti shqiptar sot ka historine e tij, por me vjen keq qe e ka ende te pashkruar. Kjo me nxit te them se nuk mjafton vetem nje e tille, por duhet te ishin shkruar disa te tilla deri ne ditet qe jetojme”, - keshtu shprehet studiuesja e artit Varvarica. Me poshte gjate intervistat do te lexoni dhe disa nga momentet me pikante te karrieres se saj.

Ekspozita e vetme ne llojin e saj “Onufri”,kete vit erdhi ndryshe nga edicionet e kaluara persa i perket konceptit. Si kritike arti, mendoni se ka sjelle risi?

Ne thelbin e vet ekspozita konkurs “Onufri”, nuk vjen aspak ndryshe, por ne menyre absolute atmosfera e saj eshte e ndryshme, pasi cdo kurator sjell vizionin vetjak, permes kurimit artistik dhe organizativ te ekspozites. Mendoj se ardhja e Daniele Capras, kurator i pavarur, me kombesi italiane, por me nje CV te pasur dhe vizione te qarta ne kurimin e artit bashkekohor nderkombetar, ishte ne teresi nje rrjedhshmeri normale e punes, programeve dhe vizonit te Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane, mbi zhvillimin e ekspozimeve te saj gjate periudhes kohore, qe ka nisur pas viteve '90 dhe ne vecanti, nje vleresim serioz i institucionit te GKA, rreth krijimtarise se artisteve te rinj shqiptar. Koncepti i Capras, i cili koncentrohet ne titullin “Ndoshta te enderrosh”, eshte nje prurje interesante, te cilin kuratori e referon te gjetur te dyshimet dhe turbullirat hamletiane te Shekspirit te madh, ku njeriu ne zgjidhjen e problemeve, qendron te mjedise, te cilat shpesh here jane te papershtatshme, por qe njeriu/artisti shqiptar, i reziston atyre permes imagjinates dhe kreativitetit.

Artistet e rinj duket se po zene vendin e duhur ne ekspozitat me te rendesishme. Kete gje e deshmoi dhe perzgjedhja e tete artisteve te rinj tek “Onufri”. Mendoni se eshte nje veprim pozitiv?

Ne cdo vit, artistet e rinj kane marre pjese ne ekspozita te rendesishme. Absolutisht qe eshte nje veprim pozitiv. Artistet e rinj duhet te krijojne dhe te ekspozojne vepren e tyre. “Onufri” eshte nje nga mundesite optimale ne vendin tone, ku artisti jo vetem ekspozon, por vepra e tij fiton aftesi komunikuese me konceptin, kurimin, vet artistin dhe publikun.

Jeni nder zerat qe perfaqesoni denjesisht kritiken e arteve pamore ne Shqiperi. Si e shikoni zhvillimin e tyre gjate viteve te fundit?

Arti shqiptar sot ka historine e tij, por me vjen keq qe e ka ende te pashkruar. Kjo me nxit te them se nuk mjafton vetem nje e tille, por duhet te ishin shkruar disa te tilla deri ne ditet qe jetojme. Asgje nuk vjen nga zero dhe asgje nuk zhvillohet ne nje mjedis bosh. Edhe arti shqiptar i koheve qe jetojme ka nje zanafille, e cila ne pershtatje te historise se pergjithshme te popullit shqiptar, eshte zhvilluar here normalisht dhe ne kushte lokale, te nje vendi te vogel, por here te cunguar prej sistemit te eger diktatorial komunist, ku arti ishte objekt themeltar i propagandes. Nga keto bazamente filloi te mbijetoje arti i pas viteve '90, te cilin e quajme artin e diteve tona Nga kjo permbajtje e se tejshkuares, nga perpjekjet e artisteve te sotem per te bere zgjidhje kreative ne nje mjedis paksa konfuz, priren zhvillimet e arti shqiptar. Ne keto zhvillime bejne pjese te gjitha llojet e krijimit, per te cilat, kur kane nje imazh komunikues cilesor me publikun, tregon se jane produkt arti i ekspozueshem. Ne kete mjedis reflektojne ato krijime, te cilat e kane komunikimin akt thelbesor te efektshem ne publik dhe te qendrueshem ne kohen artistike. Pra, pas viteve 2000, nuk eshte koha me te themi se, “Kemi ne art zhvillime te suksesshme apo jo te tilla. Por, mendoj se duhet te themi se imazhi i vepres se artit eshte produkt cilesor, inteligjent, ndihmes dhe domethenes i mjedisit social”. Mos e harrojme se mjeshtrit teknik dhe profesional te artit i kemi tashme ne memorien me te mire te kultures boterore dhe arti i sotem nuk ka kete qellim. Ata mjeshtra e kane kornizuar me germa te arta zhvillimin teknik dhe profesional te elementeve te artit. Me kete duhet te kuptojme se Rafaeli ishte Rafaeli. Rafaeli i sotem/artisti i sotem, ka nje fizionomi tjeter, nje zhvillim tjeter, por qe i duhet te zbuloje se cfare menyrash emocionale dhe intelektuale ndoqi ai te ishte per ne, nje Rafaelo dhe jo vetem ai.

Shpesh here artistet, thone se cmimi i pikturave ne Shqiperi nuk eshte i drejte...Ju si e shikoni kete fenomen?

Ndodh ne te gjithe boten, qe artisti shet si brenda dhe jashte vendit te tij. Kur vepra shpallet edhe si mall, atehere, ajo mund te shitet dhe blihet ne cdo vend te botes. Cmimet i vendos vete artisti, kur ai e tregton vepren ne studion e tij, por kur nje muze arti si brenda dhe jashte vendit i afron artistit blerjen e vepres se tij, natyrisht, qe cmimi eshte i qarte dhe i konkluduar nga nje sistem marketingu.

Gjendja e artit pamor eshte drejt “zhdukjes”. Nje pjese e mire e tyre jane te humbura dhe nje pjese tjeter jane ne rrezik per shume arsye. Eshte marre ndonje mase per kete fenomen?

Nuk kam degjuar se arti pamor ne Shqiperi eshte nje specie ne humbje. Nuk e kam as vete kete ide. Nese veprat qe vidhen, si ne rastin e Vangjush Mios, kjo nuk do te thote se jane te zhdukura, kjo do te thote se diku dhe dikush i ka ne koleksionin e tij. Mbetet te gjenden nga institucione te specializuara. Mendoj se nje veper zhduket, vetem si ne kohen e komunizmit, kur i detyruan artistet t'i shkaterronin veprat, si ne rastin e Janaq Pacos, ose si ne rastin e ikonave te djegura prej inkriminimit te shtetit kundra fese dhe besimit. Gjithsesi, kam idene se nje organizim i detyrueshem kontrolli dhe sigurimi ne muzete dhe galerite shqiptare duhet te funksionoje si ne cdo muze apo galeri te rendesishem ne vendet e zhvilluara. Nje situate e tille, eshte e tejkaluar ne Galerine Kombetare te Arteve.

Tashme prej vitesh, karriera juaj artistike shtrihet ne dy kohera te ndryshme. Si i kujtoni fillimet tuaja dhe sa te veshtire e keni patur te arrini deri ketu?

Fillimet e mia nisin me femijerine time, kur ende nuk shkruaja shume mire dhe kete ma ka deshmuar jo shume kohe me pare, miku i familjes dhe nje person euridit, Thoma Cini, apo thjesht Xhaxhi Comja, ashtu i thosha, kur une dhe vizatoja dhe shkruaja me gabime. Ai me solli nje nga dhuratat, qe e ruaj me fanatizem. Eshte nje zarf i verdhe, ku brenda ruhet nje vizatim i imi. Me kujdes z.Cini ka shkruar daten. I jam shume mirenjohese, gjithcka qe ka bere per mua.

Cili ka qene momenti me i bukur gjate gjithe kesaj eksperience, si skulptore dhe piktore?

Si skulptore eksperienca me e mire imja, eshte nje skulpture parku, e titulluar "Pranvera", qe qendron sot ne nje nga kopshtet e gjelber, para Teatrit “Vace Zela” ne Lushnje. E realizuar ne vitet '80, gjate punes sime ne Qendren e Realizmit te Veprave te Artit. Si piktore, eksperienca me e dashur per mua, eshte kur kam realizuar filmin vizatimor “Qershiza mendjelehte”, gjate punes sime si piktor regjisore ne filmin vizatimor, prane Kinostudios “Shqiperia e Re”, sot Albafilm.

Cila eshte puna juaj me e vecante?

Kam disa. Familja, komunikimi me vajzat, deshira cdo dite e me e tepert, per te dale me tim shoq ne bregun e detit.

Cilat jane projektet tuaja gjate 2013-s?

Mendoj se shume shpejt, do ta realizoj botimin e monografise artistike te piktorit Vangjush Mio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›