Elbasan, arrestohen 2 persona për falsifikim monedhash
ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi sot dy shtetas pasi akuzohen për veprën penale "falsifikim monedhash".
Burime nga policia kanë bërë me dije se gjatë një operacioni të kryer sot kanë mundur të arretojnë 20 – vjacarin Everest Merishaj edhe Aurel Vogli 29- vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë hedhur në qarkullim në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit 100 euro të dyshuara si falso.
Mësohet se këtë sasi eurosh ata i kanë përdorur për të blerë karburant në pikën e karburantit në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Elbasanit si dhe në një fshat në Pajovë të Peqinit.
Policia arrestoi dy shtetasit si edhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale 100 euro falso si edhe mjetin tip motoçikletë pa targa, me të cilën ata udhëtonin.
(e.m/ata/BalkanWeb)