E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 27-vjeçari shqiptar vdes në një aksident

Një 27-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë të një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi në autostradën Torino-Aosta, ku makina e shqiptarit u përplas me një tjetër mjet. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Ferdinand Dodi 27 vjeç. Bashkë me 27 vjeçarin shqiptar në makinë udhëtonte edhe një 41 vjeçar ukrainas, i cili po ashtu ka humbur jetën. Ndërkaq, 4 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur në mjetin tjetër që u përfshi në aksident. Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë lokale që nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›