E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet në Gjirin e Lalzit, vdes 11-vjecarja

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pushuesit në plazhin Gjiri i Lalzit në Durrës, pasi ajo që do të quhej një ditë e bukur pushimi në breg të detit është mbyllur tragjikisht me vdekjen e një 11-vjecareje me inicialet F.K

Pushuesit të cilët kanë qënë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë kanë tentuar ta shpëtojnë vajzën, por përpjekja e tyre ka rezultat e kotë, pasi 11-vjecarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia njofton se vogelushja po pushonte me familjaret e saj, nderkohe ben me dije se ajo banon ne fshatin Rade te Durresit.

Kjo është viktima e dytë për këtë sezon ne Durrës pasi para pak ditësh një i ri u mbyt në vendin e quajtur shkëmbi i Kavajës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›