Mitrovicë, pëgjigja e Beogradit: Veriu të përfshihet në dialog
MITROVICË- Nata në veri ka kaluar e qetë. Në të gjitha rrugët që çojnë nga veriu në drejtim të Serbisë, serbët kanë vendosur barrikada, duke u’a bërë të pamundur kështu pjesëtarëve të EULEX-it, KFOR-it dhe policëve e doganierëve shqiptarë të lëvizin në këtë drejtim.
Zyrtarët e lartë serb kanë kërkuar sot që situata e krijuar në veri të të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel gjatë raundit të ardhshëm, të caktuar për datën 28 shtator, bën me dije agjencia e lajmeve Express.
Kryenegociatori serb Borko Stefanovic, ka deklaruar se se propozimi i Beogradit, për zgjidhjen e krizës në Kosovës është dërguar në Bruksel dhe se ofron mundësi që çështja e dy pikëkalimeve kufitare të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët.
Ai ka thënë se Beogradi është duke pritur përgjigjen e Brukselit ndaj kësaj iniciative, duke thënë se një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt, sipas tij, edhe para raundit të ardhshëm të bisedimeve, që është caktuar për 28 shtator. Stefanovic theksoi se pret përgjigje nga Brukseli për iniciativën e Beogradit dhe mundësinë që kjo çështje të zgjidhet duke u pranuar nga të dyja palët.
Nëse nuk diskutohet për dy pikat kufitare, Stefanovic ka thënë se ka mundësi që raundi i ri të mos zhvillohet fare.“Propozimi i Beogradit në asnjërin element nuk përmban praninë e doganierëve dhe policëve të Kosovës”, theksoi Stefanovic.
Duke folur për operacionin në veri, Stefanovic ka thënë se një gjë e tillë është bërë me qëllim që të bëhet me dije se ky është realiteti i ri dhe se situata nuk mund të ndryshojë. “Ata kanë krijuar një iluzion të pabesueshëm dhe dy ishuj të izoluar me nga 200 m2 që janë iluzione të Hashim Thaçit se këtu mund të kontrollojë diçka”,- ka thënë Stefanovic.
Kërkesën e palës serbe për përfshirjen e dy pikëkalimeve kufitare në bisedime e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic. “Çështja se kush do të jetë në pikëkalime dhe se ku do të shkojnë mjetet që mblidhen aty nuk ka qenë pjesë e dialogut. Ne pajtim me këtë, ne kemi kërkuar nga BE që këto çështje të diskutohen menjëherë, ndoshta qysh në raundin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë ai.
Kërkesa e re e Beogradit është komentuar sot edhe nga udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, e cila e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për këtë temë. Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të bisedojë për çështjen e pikave doganore në veri dhe se kjo çështje është kapitull i mbyllur njëherë e përgjithmonë.
“Në bazë të propozimit të ndërmjetësit të BE’së, Cooper, takimi i radhës është paraparë më 27 dhe 28 shtator dhe ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, si palë në këto bisedime, kemi konfirmuar se jemi të gatshëm.Në fakt qëllimi i këtij dialogu është i karakterit teknik. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse ne si Qeveri e Kosovës e kemi pranuar dialogun, prandaj edhe dialogu do të bëjë fjalë për temat praktike, jo për çështje politike”,- është shprehur Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)