E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, shkëndijë elektrike digjet shtëpia

RRESHEN- Një zjarr i papritur ka përfshirë banesën e një familje në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në apartamentin e Fran Pepkolaj, i cili rezultonte në listën e personave të verbër. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por flakët kanë djegur tërësisht dhomën e gatimit dhe pajisjet elektroshtëpiake. Fillimisht zjarri përshiu pajisjet, ndërsa më pas ka përfshirë të gjithë dhomën e gatimit. Brenda apartamentit kanë qënë dy fëmijët, të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë dalë jashtë duke i shpëtuar rrezikut. Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka bërë të mundur shmangien e djegies së dhomave të tjera të apartamentit, ndërsa vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit. Paraprakisht mendohet se flakët kanë shpërthyer pas një shkëndije elektrike.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›