Alicia Keys e para në klasifikimet britanike
LONDER- Alicia Keys është duke festuar pasi ka prekur majën e top listën britanike të albumeve për herë të parë. Albumi më i ri i këngëtares së muzikës RNB, “The Element Of Freedom”, i katërti i saj, u hodh në treg që në dhjetor, por ajo nuk u pozicionua në vend të parë, deri këtë javë. Albumi ndërkohë gjendet në vendin e dytë në vendlindjen e saj, SHBA. Violinisti holandez Andre Rieu ka bërë histori me albumin “Forever Vienna”, që është bërë albumi më i shitur klasik i këtij shekulli e që është renditur i dytë në listën e albumeve në Britani. Keys po ashtu qëndron e pozicionuar mirë edhe me singlin “Empire State Of Mind (Part II)”,përkatësisht në vend të pestë. Keys dallohet për zërin potent dhe melodioz. Duket se tashmë ka ardhur koha të shijojë frytet e punës së saj.(m.a/BalkanWeb)