Elbasan, arrestohet një person për tentativë vrasje
Një person ka rënë në pranga nga policia e Elbasanit për tentativë vrasje. Shtetasi 22-vjecar, Vilson Dunga është arrestuar nga uniformat blu, pasi mësohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Fabio Kalemi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Klos. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Po sipas policisë, bëhet e ditur se konflikti ndërmjet dy shtetasve ka ardhur për motive banale.