E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dhunohet fizikisht pedagogu i ekonomikut

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është dhunuar fizikisht një nga pedagogët e Universitetit “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Pedagogu i jashtëm i së Drejtës Administrative, Arjan Gjini është dhunuar në ambientet e jashtme, afër Këshillit të qarkut të Gjirokastrës, nga persona sipas tij të armatosur.

Të fortët, pohoi ai, “më kanë dhunuar duke kërkuar favore të jashtëligjshme nga ana ime në funksion të detyrës që unë kryej. Kam kërkuar mbrojtjen e policisë dhe ajo deri tani më është përgjigjur,por ende kërcënimi i tyre është në fuqi, dhe unë nuk mund të kryej detyrat e mia, pasi kërcënuesit kërkojnë dhunimin apo vrasjen time në vendin tim të origjinës, apo në vendin e punës".
 

Arjan Gjini, me origjinë nga fshati Lazarat, është pedagog i jashtëm në degën e ekonomikut ,ku jep lëndën e së Drejtës Administrative dhe njëkohësisht ushtron detyrën e kancelarit në Gjykatën e Apelit të rajonit Jugor.
 

Ai ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë së Gjirokastrës, ndërkohë që nga ana e policisë së Gjirokastrës nuk është shpërndarë akoma asnjë deklaratë për shtyp.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›