Përkujtohet sot shembja e bustit të diktatorit Hoxha

Busti madhështor ishte ngritur në qendër të Tiranës në periudhën e komunizmit, ndërsa u shemb prej andej vetëm pas shembjes së diktaturës, që vrau dhe persekutoi mijëra njerëz.
Në përkujtim të kësaj dite, (20 Shkurt 1991), do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ku më i rëndësishmi është ai i hapjes së Pavijonit të Terrorit Komunist në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në këtë ceremoni merr pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve do të jepen të dhëna tronditëse dhe fakte të regjimit të egër të Enver Hoxhës. /Start/
2012-02-20 09:19