E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet një shtetas me armë

Në pranga ra shtetasi Astrit Sinanaj, 35-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ne lagjen ‘Kongresi i Elbasanit”, Elbasan, nga informacionet e marra në rrugë operative u informua se një mjet i tipit OPEL CORSA, me targa TR 4504 U, në pronësi të këtij shtetasi ishte i parkuar në këtë lagje.

Në mëngjesin e sotëm, u ushtrua një kontroll në këtë automjet, ku u gjet një armë zjarri pistoletë tip silensiator, e llojit SMITH, një krehër me fishekë si dhe 2 telefona celulare. Po punohet për dokumentimin e plote të kësaj vepre penale. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-30 09:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›