E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Riorganizim të shërbimit roje në spitalet universitare

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka urdhëruar që mjeku i rojës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dy maternitetet dhe Spitali i Sëmundjeve Pulmonare të mbulohen nga pedagogët dhe mjekët ordinatorë të këtyre institucioneve. Çdo pedagog dhe mjek ordinator do të mbulojë shërbimin e mjekut roje të paktën 4 herë në muaj.

Nga ana tjetër, të gjithë mjekët që nuk plotësojnë planin e rojeve, paralajmërohen për zgjidhje të kontratës së punës e në rast përsëritje, zgjidhje të menjëhershme të saj. Ndërkaq, mjekët specializantë të vitit I-III nuk lejohen të përfshihen në shërbimin e mjekut të rojës, por veçse të asistojnë në të. Ndërkohë, lista mujore e mjekut të rojës për shërbimin përkatës, sipas udhëzimit, duhet të afishohet në vend të dukshëm. /Start/

                                                                                             2011-07-30 09:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›