E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senati hedh poshtë planin për kufirin e borxhit

Senati votoi me 59 vota pro dhe 41 kundër për shtyrë votimin e planit të paraqitur nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Boiner.

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve votuan me  218 vota pro dhe 210 kundër planit. Dje vonë, udhëheqësit demokratë në Senat u bënë thirrje ligjvënësve republikanë të mbështesin projekt-ligjin e paraqitur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Heri Rid.

Plani i tij parashikon shkurtimin e shpenzimeve qeveritare me 2.5 trilionë dollarë dhe ngritjen e kufirit të huas deri në atë masë sa të financohet qeveria deri në fund të vitit 2012. Ligjvënësit amerikanë kanë në plan të punojnë gjatë ditëve të ardhshme për një plan që do të shmangte mospagimin e kësteve që do të kishte pasoja të rënda për ekonominë amerikane. /Voa/Start/

                                                                                             2011-07-30 09:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›