E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, banesat rrezikojnë shembjen, frikë nga tërmetet

Banesa dhjetra vjeçare të parikonstruktuara prej kohësh në Elbasan janë kthyer në një rrezik evident për banorët që jetojnë aty. Banesa të tilla janë të shumta në të gjithë qytetin, ndërkohë pas tërmeteve që tronditën Italinë, duket se është përhapur panik. 

ELBASAN- Tërmeti i fortë që tronditi Aquilan dhe Italinë javën e kaluar, ka vënë në alarm edhe një pjesë të banoreve të qytetit të Elbasanit, apartamentet e të cilëve rrezikojnë shembjen nga momenti në moment. Dhjetra pallate dhe shtëpi banimi në qytetin e Elbasanit ndodhen në prag të shkatërrimit, ndërsa mjafton një lëkundje e vogël sizmike dhe pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Banesa të tilla hasen kudo në qytet, por më në rrezik janë disa shtëpi ne lagjen "Kala" dhe disa pallate 2 dhe 3-katëshe në lagjen "Kongresi i Elbasanit".
Autoritetet vendore dhe ato të shërbimit Sizmologjik pranojnë se në një rast tërmeti, këto ndërtesa mund të shemben, duke rrezikuar katastrofë të përmasave si të Aquilas. Ndërkohë shirat e rrëmbyeshëm të këtij fillim viti në lagjen "Kongresi i Elbasanit", kanë bërë që të shembet çatia e disa pallateve të ndërtuara gjatë viteve 50-të. Një pjesë e banorëve i kanë braktisur ato, por ka edhe familje që nuk kanë ku të shkojnë për të jetuar, duke qëndruar mes rrezikut.
Gjendja për mjaft ndërtesa është kritike dhe çatitë e tyre mund të shkatërrohen shumë shpejt në rast lëkundjesh të forta sizmike. Banorët kërkojnë që dikush të ndërhyjë për të parandaluar kështu fatkeqësitë.

(a,r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›