E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, banorët e Bradasheshitpërplasen me FNSH-në

Të tjera rreth shkrimit | FOTO ELBASAN- Banorët e komunës së Bradasheshit i janë rikthyer sot paradite protestave për kompensimin e ulët të marrë për shpronësimin e tokave, ku kalon autostrada Tiranë- Elbasan.

Banorët kërkojnë rivlerësim të cmimit të tokës, ku do të kalojë autostrada Tiranë-Elbasan, pasi pretendojnë se vlerësimi i bërë nga qeveria është shumë më i ulët se vlera reale e saj. Ditën e sotme kanë qënë të pranishëm edhe efektivë të FNSH, dhe ka pasur dhe përplasje mes tyre. Mësohet se rreth 30- 40 familje preken nga kalimi i autostradës së re. Banorët e Bradasheshit më pas bllokuan rrugën nacionale për disa minuta dhe më pas u shpërndanë qetësisht. Banorët po protestojnë prej 3 ditësh.
(aq/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›