E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani i jep titullin Qytetar Nderi Arvizu-së, PD bojkoton mbledhjen

bashkia elbasanAnëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Elbasanit nuk kanë dalë  nga linja e drejtuesve të lartë të kësaj  force politike, duke bojkotuar mbledhjen ku ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u shpall Qytetar Nderi.

Megjithatë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ku shumicën e votave e kanë pasur të majtët, ka miratuar titullin për  ambasadorin e SHBA-së në Tiranë , Aleksandër Arvizu, pavarësisht se këshilltarët e PD-së  nuk morën pjesë në mbledhje.

Gjithashtu, aleatët e PD-së kanë qenë të pranishëm dhe kanë  votuar pro këtij vendimi.

Me propozoim të kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini,  titulli është dhënë me motivacionin “për integritet, humanizmin e lidershipin si mik i vyer dhe i nderuar i qytetit, me kontribut në zhvillimin komunitetit të Elbasanit dhe  në ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis dy popujve tanë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›