E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristrukturimi i PD-së, Flamur Noka nuk do të jetë më sekretar organizativ

basha-nokaEdhe pse më 23 qershor mori rezultatin më të mirë nga të gjithë drejtuesit e fushatës në 12 qarqet e vendit, Flamur Noka  duket se nuk është në planet e  kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha për të qenë pjesë e stafit të ngushtë të tij.

Burime nga selia blu kanë bërë me dije për gazetën Shqip se Nokës nuk pritet ti besohet më posti i sekretarit organizativ në PD, post të cilin ai e mbajti deri në verën e vitit 2012, kohë kur u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme në vend të Bujar Nishanit, i cili u zgjodh President i Republikës.

Gjithashtu bëhet me dije  se në mesin e muajit shtator do të nisë  strukturimi i selisë blu dhe ky proces pritet të përfundojë  brenda muajit dhjetor, kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Në këto kushte pritet që shumë emra historikë të kësaj force  politike nga Këshilli Kombëtar e deri te Kryesia të mbeten jashtë, dhe shumë emra të rinj të jenë në bazën drejtuese të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›