Zgjidhet problemi i toponimeve deri në shtator, fluks emigrantësh në Kapshticë
KORCE – Zgjidhja e problemit të toponimeve ka shtuar fluksin e emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës. Autoritetet doganore bëjnë të ditur se prej mbrëmjes së djeshme kanë hyrë në Shqipëri 3900 persona dhe 1100 mjete.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa ajo greke me 3 të tilla. Momentalisht nuk vërehen radhë të gjata dhe puna po vijon normalisht.
Mesditën e së hënës autoritetet doganore të dy vendeve arritën një marrëveshje për të lejuar kalimin e të gjithë emigrantëve, pavarësisht problemit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve të tyre. Autoritetet e vendit fqinj do të lejojnë kalimin e familjeve shqiptare në Greqi deri në ditët e para të shtatorit.
Ndryshe nga urdhri i së shtunës, ku pala greke vendosi të lejonte vetëm fëmijët shqiptarë të lindur në Athinë, burime nga policia e Kapshticës pohuan, se marrëveshja në fjalë tashmë lejon të gjitha familjet e emigrantëve që kanë probleme me toponimet në pasaportat e fëmijëve të tyre, pavarësisht shkrimit të vendlindjes.
Fillimisht u bisedua për një afat deri në 25 gusht, por pala shqiptare kërkoi një tjetër takim me homologët grekë, ku dhe u vendos përfundimisht si limit i fundit java e parë e shtatorit dhe më pas do të vijojnë sërish kufizimet.
(er.nu/BalkanWeb)