E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet spitalore Vlora i asgjeson ne Tirane

Mbetjet spitalor të institucioneve shëndetësore të Vlorës asgjesohen në Tiranë. Në mungesë të aparaturës për përpunimin dhe asgjesimin e tyre spitali është munduar të gjejë një zgjidhje të përkohshme duke lidhur kontratë me një firmë të specializuar me qendër në Tiranë e cila dy herë në javë bën transportimin e mbetjeve tejet të rrezikshme nga Vlora drejt kryeqytetit.

“Materialet e rrezikshme mund të shfaqin sëmundje nga më të ndryshmet. Këty futen shiringat, gjaku I skaduar, mbetjet e indeve nga lindja apo urinat nga materniteti. Këtë vit e kemi zgjidhur me një firmë që është në Tiranë dhe ajo vjen e bën tërheqjen e të gjithë materialeve të rrezikshme një herë në tre ditë. Këto tre ditë ne I mbajmë nëpër qeska që ata na kanë dërguar dhe frigoriferëve të veçantë që kanë vendosur brenda spitalit”- deklaroi drejtori i spitalit, Besnik Elezi.

Sipas Elezit, një projekt për trajtimin e mbetjet spitalore është hartuar me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Shëndetësisë, por për shkak të mungesës së fondeve, ai nuk ka gjetur zbatim duke lënë të vetmen mënyrë zgjidhjeje transportimin dhe asgjesimin e tyre në Tiranë.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›