Amortizimi I rrjetit elektrik digjen 3 shtepi ne Kukes
Shkëndijat elektrike brenda një jave kanë djegur 3 shtëpi në qarkun e Kuksit, si pasojë e rrjetit elektrik tejet të amortizuar që i përket viteve ‘60. Në një muaj, 30 anëtarë të 6 familjeve kanë mbetur pa strehë pas djegies totale të shtëpive të tyre. Kompania e shpërndarjes nuk ka kryer investime në këtë zonë, pasi në Kukës vetëm rreth 10 përqind e konsumatorëve e paguajnë energjinë.
Familjet që kanë humbur shtëpitë në këtë mënyrë, e kanë të pamundur rikuperimin e dëmeve për rindërtimin dhe rimobilimin e shtëpive për shkak se e vetmja e ardhur e tyre është ndihma ekonomike me të cilën as nuk mund të ushqehen.
Flutura Tota