Elbasan burg per dy punonjesit e Policise
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy punonjësit e policisë Neshat Butani dhe Sami Destila nën akuzën e shpërdorimi të detyrës. Ata ndodheshin më shërbim ruajtje në banesën e Gentian Beqirit, ditën kur ky i fundit u ekzekutua në shtëpi dhe më pas gjeti vdekjen nga dhuna e ushtruar nga agresorët, babai i tij, Nezir Beqiri. Sipas prokurorit të çështjes dy efektivët e policisë janë fajtorë për këtë ngjarje pasi duhet të ishin në shërbim dh nuk duhet të lejonin hyrjen e personave në apartamentin e Gentian Beqirit. Po ashtu gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 2 të ndaluarit si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Kështu gjykata vendosi që të ndaluarit Florenc Capja dhe Arben Jace të qëndrojnë në burg për 60 dite, kohë gjatë së cilës prokuroria duhet të ketë sjellë prova për të rrëzuar alibitë e të ndaluarve se në ditën e krimit ata nuk kanë qenë në Shqipëri.