E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Ndroq digjen dhjetera hektare vreshta me ullinj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesdtën e sotme zonën e Ndroqit në kryeqytet, ku janë djegur dhjetëra hektarë me ullishte, ndërsa rrezikohen banesat aty pranë.

Siç raporton gazetarja jonë në vendngjarje Drilona Hoxhaj, zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe duke rrezikuar seriozisht banesat e fshatit Gërbllesh.
Zjarri ka nisur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, ndërsa banorët shprehen të frikësuar pasi mund të përfshijë banesat e tyre, ndërkohë që zjarrfikëset janë përpjekur të shuajnë flakët, pavarësisht terrenit të vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›