E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon reagon ndaj deklaratave te Ahmedinexhad

Pas administartës amerikane dhe qeverisë franceze, edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun ka kritikuar ashpër sulmin verbal të radhës së Mahmud Ahmadinexhad kundër Izraelit, i cilësuar nga presidenti iranian si një tumor malinj që do të shkatërrohej. Sipas një zëdhënësi Ban ki Mun ishte shprehur i befasuar nga deklaratat ofenduese dhe provokuese që kërcënojnë vetë ekzistencën e Izraelit, dhe i ka dënuar duke i bërë thirrje dhe Ajatollahut Ali Kamenei, Guidës supreme shtetërore të Revolucionit islamik. Ky i fundit ishte shprehur se shteti hebraik nuk do të ekzistonte më dhe do të zhdukej. Në një fazë si kjo aktualja, ka theksuar zëdhënësi I OKB-së, Ban ki Mun mendon se të gjithë krerët e shteteve bë rajonin e Lindjes së Mesme duhet të përdorin zërin e tyre për të ulur tensionet dhe jo për të provokuar. Edhe ish ministri i jashtëm koreano-jugor ka kujtuar ndër të tjera se të gjithë shtetet anëtare, në harmoni me kartën e Kombeve të Bashkuara duhet të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të cilitdo vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›