Elbasan dherat bllokojne aksin Librazhd-Bulqize
ELBASAN- Rreshjet e shumta gjate nates kane shkaktuar rreshqitje te dheut ne vendin e quajtur Qafe Drize duke bere qe prej ores 0830 minuta te pezullohet levizja e mjeteve ne aksin Librazhd-Bulqize. NEWS24 raporton se automjetet jane bllokuar ne te dyja anet e rruges. Ne vendngjarje kane shkuar fadromat te cilat po bejne zhbllokimin e rruges. Ky segment njihet si tejet problematik ne qarkun e Elbasanit per shkak te rreshqitjeve te herepahershme me pasoje bllokimin e tij. Nderkohe e bllokuar mbetet teresisht edhe komuna Kukur ne Gramsh si pasoje e shkarjes se dherave ne rruge. Rreshqitjet kane ndodhur ne fshatin Kicaj te cilat kane paralizuar gjithe qarkullimin ne 11 fshatrat e komunes. Per pasoje asnje shkolle nuk funksionon ne kete zone