E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane ambasadori i ri i SHBA Mirenjohes qe ndodhem ne Shqiperi

TIRANE- Ambasadori i ri amerikan Aleksander Arvizu ka mberritur me avion ne Tirane sot pasdite rreth ores 1400. Menjehere pasi shkeli ne token shqiptare Arvizu u shpreh i gatshem te jape nje prononcim te shkurter per shtyp ku shprehu falenderime ndaj administrates ameriakne qe e caktoi ne pozicionin e perfaqesuesit te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi.
Kjo eshte vizita ime e pare ne Shqiperi. Jam shume i nderuar te jem Ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi. I jam mirenjohes Presidentit Obama dhe Sekretares Amerikane Klinton qe ma dhane kete mundesi u shpreh Arvizu ne prononcimin per shtyp.

Ambasadori amerikan premtoi se do te ece te hapat e pasardhesve te tij duke permendur ate me te fundit Xhon Uithers. Jam i vetedijshem te vazhdoj hapat e pasaradhese te mi flas ketu per parardhesin tim Uithers dhe te tjere para tij dhe do vazhdoj vazhdimesine e tyre. Jam i emocionuar per kete mundesi shpresoj qe ne muajt ne vazhdim Shqiperia te vazhdoje hapat ne proceset e integrimi. Jami bindur qe kam per te mesuar shume ketu. Sinqerisht jam i kenaqur qe jam ketu.

Aleksander Arvizu eshte diplomat karriere i Sherbimit te Huaj ne rangun e keshilltarit ministror. Ai u emerua ne kete post pasi mbajtjes se detyres si drejtor i zyres se zhvillimit te karrieres dhe pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Arvizu me pare ka qene zv.ndihmessekretar ne Zyren e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Perfaqesuesi i ri i SHBA-se ne vendin tone ka qene gjithashtu zevendesshef Misioni ne Bankok te Tajlandes dhe ne Pnom Pen te Kamboxhias. Ambasadori Arvizu ka sherbyer edhe ne vende te tjera si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne Eumlashington ai ka punuar ne Keshillin e Sigurimit Kombetar.
d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›