E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasufi akuze Bojaxhiut per UFO-n

BERAT - Kryetari i bashkise Fadil Nasufi akuzoi dje para mediave kreun e Inspektoratit Ndertimor Gjergji Bojaxhi i cili mendohet se po ben te paditurin per ndertimin e Universitetit UFO ne Berat. Sipas tij ndertimi i kesaj godine eshte e paligjshme dhe pa leje nga ana e KRT-se ne Berat. Nasufi akuzoi edhe ministrin e Shendetesise per procedurat e privatizimit te ish-godines se maternitetit. Procedurat e privatizimit dhe te tjetersimit te kesaj prone jane klienteliste dhe te realizuara ne kundershtim me ligjin u shpreh Nasufi. Bojaxhi duhet te dije se ndertimi eshte ne zonen e qendres per te cilen KRTRSH-ja nuk ka miratuar studimin. Territori ku po ndertohet kjo godine eshte ne zonen e mbrojtur tampon prandaj dhe UNESCO parashikon rregulla te vecanta si per volumetrin e objektit ashtu edhe me paraqitjen arkitektonike tha me tej kryebashkiaku Nasufi. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›