E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak kapet 1 kg kokaine e kanabis dy ne pranga

/ /

DURRES - Policia e Durresit ka sekuestruar nje sasi prej rreth 1 kilogram kokaine si dhe kanabis sativa me vlere 50 mije euro e destinuar per tregun e brendshem ndersa kane perfunduar ne pranga dy poseduesit e saj. Sasia e lendes narkotike eshte gjetur gjate nje kontrolli te kryer ne banesat e dy te arrestuarve si dhe ne automjetin tip Volksvagen me targa DR 0119 E. Florin Keci 34 vjec i denuar me pare per trafik lendesh narkotike si dhe 17-vjecari me iniciale O. nga Shijaku jane vene ne pranga si poseduesit dhe shperndaresit e lendes narkotike ndersa te tjere persona jane vene ne kerkim nga policia e Durresit te cilet mendohen te jene pjese e rrjetit. Operacioni i koduar Finish 11 eshte realizuar me sukses ne bashkepunim edhe me sherbimet e Komisariatit te Policise Shijak duke vene ne pranga dy shperndaresit e lendeve narkotike si dhe sekuestrimin e sasive prej 861.4 grame lende e dyshuar si kokaine. Gjithashtu gjate kontrollit eshte kapur dhe sekuestruar 2433 grame lende e dyshuar si kanabis sativa nje arme zjarri automatik model 44 31 cope fisheke si dhe te nje automjeti tip Volksvagen me targa DR 0119 E. Gjate nje konference per shtyp zedhenesja e policise se qarkut Durres Ornela Cako ka bere me dije se hetimet ne lidhje me trafikun e droges kane nisur kohe me pare ndersa ka zbardhur dhe informacionin mbi arrestimin i cili eshte kryer ne oren 0400 te se merkures ne qytetin e Shijakut. Arrestimi ka ardhur pas informacioneve qe disponoheshin nga strukturat mbi aktivitetin e paligjshem te tyre ne drejtim te shitjes se narkotikeve. Nga kontrolli ne shtepine e Kecit u gjet sasia me e madhe e kokaines e fshehur brenda dy kutive plastike e kamufluar mes nje sasie produktesh ushqimore ndersa pjesa tjeter e lendes narkotike prej 27.2 grame e dyshuar si kokaine u sekuestruar gjate kontrollit personal te 17-vjecarit. Nje dite me pare policia e Durresit arrestoi nje student 20-vjecar i cili do te trafikonte nje sasi kanabisi per studentet e Korces. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›