E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, digjet banesa, shpëtohen 6 anëtarët e familjes

ELBASAN- Digjet banesa e një familjeje me 6 anëtarë në fshatin Kuqan të Elbasanit.

Policia dhe zjarrëfikësit u lajmëruan nga fqinjët për rënien e zjarrit në banesën e marrë me qera nga Petrit Pelgriu. Ndërhyrja ka ardhur në kohën e duhur dhe është bërë e mundur shpëtimi i familjes me 6 anëtarë.

Zjarri në këtë banesë ka rënë gjatë natës, ndërsa policia dyshon se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›