eshtja Meta vazhdon reagojne analistet
Analiste te shoqerise civile i vleresuan si vonesa te panevojshme ne procesin gjyqesor ndaj zotit Ilir Meta komentet e eksperteve te videos Meta-Prifti ne Gjykaten e Larte. Gazetari i njohur Andi Bushati thote se ceshtja Meta eshte nje tjeter shembull i nenshtrimit te gjyqtareve ndaj politikes.
Edhe rasti i sotem me perfundimin qe arriten ekspertet eshte natyrisht nje rast i voneses dhe i zvarritjes se procesit. shte nje zvarritje e cila nuk vjen rastesisht. Te gjithe proceset gjyqesore qe kane patur ne qender njerezit e pushtetit ose njerezit e lidhur me pushtetin fillimisht jane zvarritur dhe pastaj kane perfunduar ne fiasco dhe askush nuk eshte denuar prej tyre. Jemi ne atmosferen e nje kulture pandeshkueshmerie te cilen te gjithe vezhguesit nderkombetare qe na gjykojne nga jashte po e vene re ne te gjitha raportet e tyre - tha ai.
Zoti Bushati thote se ne procese te tilla si ky ndaj zotit Meta presionet politike luajne rol te ndjeshem duke sjelle tolerimin e korrupsionit ne teresi ne nivele te larta zyrtaresh.
do jurist apo cdo avokat po te pyetet thote se demokracia eshte procedure cdo i akuzuar ka te drejte ta perdore proceduren per te shpetuar apo per te lehtesuar pozicionin e tij. Por nuk jemi ne momentin e perdorimit te procedurave per te shpetuar ata qe akuzohen per krime te renda e kryesisht per korrupsion. Jemi ne momentin e nje pushteti gjyqesor totalisht te kontrolluar nga pushteti politik dhe prandaj gjyqet ne menyre te njepasnjeshme perfundojne ne te njejten menyre - thote zoti Bushati.
Ndersa perfaqesuesi i Konfidustria-s shqiptare Gjergj Buxhuku thote se procese te tilla gjyqesore si ceshtja Meta kerkojne profesionalizem te larte nga njerezit e drejtesise dhe nxitimi nuk justifikohet.
Se pari ne ceshtjet civile sistemi i drejtesise shqiptare eshte i paafte te jape vendime ne kohe dhe me cilesi kjo edhe per aresye te mungeses se gjykates administrative. Se dyti sa u takon gjyqeve qe kane brenda nje karakter te theksuar politik ato jane gjyqe te veshtira jo vetem ne Shqiperi por edhe ne gjithe boten. Ndaj kerkohen dy elemente fillimisht kerkohet profesionalizem i larte dhe me pas mendoj qe per hir te profesionalizmit pra qe vendimi te jete sa me i sakte per shkak se ka nje peshe politike dhe pergjegjesi shume te madhe kjo le te behet edhe ne kembim te kohes. Por gjithmone koha duhet te perkthehet ne profesionalizem - tha zoti Buxhuku.
Gjykata e Larte vendosi pak kohe me pare te shpalle te pavlefshme ekspertimet e prokurorise te kryera nga nje teknik amerikan dhe nje teknik anglez mbi videon e regjistruar fshehtas nga ish-ministri Dritan Prifti me ish-zevendes/kryeministrin Ilir Meta nga ku dyshohet per nje bisede me permbajtje korruptive. Gjykata e Larte vendosi qe ekspertimin ta kryeje nje grup teknikesh shqiptare.