E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roboti që vet-ndërtohet prej shkumës

 Zakonisht robotët janë të ndërtuar me një qëllim të caktuar, dhe pamja e tyre detyrimisht do të reflektojë këtë synim dhe do ti përgjigjet dha ajo një detyre të caktuar.Si i bëhet atëherë të realizosh një android i aftë të adaptohet në çfarëdo lloj misioni e synimi?

Zgjidhja është të bësh në mënyrë të tillë që roboti të ndërtohet vetë. “Foambot” është një robot që vetë-ndërtohet.
Foambot është i aftë të krijohet vetë në moment. I projektuar nga një skuadër kërkuesish të Universitetit të Pennsylvania, është i përbërë nga një “platformë nënë” dhe disa module të ndryshme për lidhje.
Në bazë të detyrës së kërkuar “platforma nënë” lëviz modulet-lidhje dhe i njom me një shkumë që forcohet me bazë uretani. Në këtë pikë një software analizon pjesët e reja të sapo krijuara e projekton në moment një skemë lëvizjeje.

Fillimi është ende pak rudimentar por mund të jetë shumë i dobishëm në fushat ku mund të kemi nevojë për një robot por nuk dimë mirë për çfarë detyrash, si për shembull në misionet humanitare ose ato hapësinore.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›