E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dy në pranga për shitje droge

Në pranga kanë rënë shtetasit Dritan Ndriçim Hida, 33-vjeç, lindur e banuese në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes dhe armë mbajtje pa leje” dhe Mirela Çaushi, 19-vjeç, lindur e banuese ne Elbasan.

Gjate kontrollit të çantës të 19-vjeçares, iu gjendën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 10 (dhjetë) pako plasmasi transparente si ato të farmacise, të mbyllura e të mbushura me një sasi materiali bimor, i cili për nga karakteristikat ngjason me atë të lendës narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Dritan Hida, iu gjend dhe iu sekuestruan në cilesinë e proves materiale 1 pako cilifoni transparente me lëndë të dyshuar narkotike. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›